Edi Rama, duke folur për reformën në shëndetësi ka thënë se qytetarët janë bërë më të vëmendshëm për shërbimin publik.

Ai gjithashtu nuk e la pa komentuar dhe rastin e fëmijës 3 vjeç që u rrah mizorisht nga Anjeza Shabani. Kryeministri ka thënë se kjo gjë nuk ka rënë nga qielli dhe nuk ndodh për herë të parë. “Larg qoftë të mendojnë se këto gjëra ndodhin sot për herë të parë. Gjëra të tilla sot për herë të parë janë në syrin e të gjithë publikut falë teknologjisë. Se sot në çdo mjedis ku janë tre veta ka një kameraman, dhe jo vetëm ka një kameraman por ka dhe median me vete sepse ka Facebook­un e tij”, u shpreh Rama. “Kjo është pozitive për të marrë masa, por larg qoftë të mendojmë apo sikur të kemi rënë nga qielli sikur këto gjëra po na ndodhin dhe nuk na kanë ndodhur më parë”.

Artikulli paraprakMËSUESIT ZVICERANË ANKOHEN SEPSE PAGUHEN VETËM 7600 EURO NË MUAJ
Artikulli tjetërRAMA I PËRGJIGJET BASHËS: KAPJA E DREJTËSISË, PËRRALLË ME GOGOL