Pasi lajmëroi për vendosjen e shtetrrethimit 24-orësh, kryebashkiakja e Uashingtonit, Muriel Bowser shpalli gjendjen e emergjencës për 15 ditë.

“Shumë prej protestuesve që erdhën në Capitol ishin të armatosur dhe kishin për qëllim dhunën dhe shkatërrimin. Ata kanë qëlluar me tulla, shishe dhe armë dhe motivimi i tyre është i vazhdueshëm”, tha ajo në një deklaratë.

Urdhri shtrihet deri më 21 janar, një ditë pasi Joe Biden do të inaugurohet president.

Ditën e djeshme Bowser vendosi shtetrrethimin në Uashington për 24 orë.