Byroja e Çështjeve Konsullore në Departamentin e Shtetit ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin zonën rreth selisë së Partisë Demokratike pas zhvillimeve të dhunshme të ndodhura atje ditën e sotme.
Me një postim në Twitter teksa shpërndan mesazhin e Ambasadës Amerikane, Byroja shkruan se incidente të tjera mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit.