NË LOZANË TË ZVICRËS NIS BETAJA NË GJYKATËN E ARBITRAZHIT SPORTIV. Sot ka filluar beteja e fundit për dhunën që ndodhi në Beograd më 14 tetor të vitit të kaluar në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Pas vendimit të komisioneve të UEFA-s tashmë çështja është në CAS në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Sot ka nisur të shqyrtohet ankimimi i palës serbe që kërkon t’i hiqet penalizimi me tre pikë dhe si alibi kryesore të mbrojtjes ka dronin mbi stadium. Ndërsa nesër, pra të premten, do të jetë edhe seanca gjyqësore më e rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar. FSHF për dhunën e Beogradit kërkon tre pikët dhe ka argumente të forta që do provojnë gjithçka ndodhi në kurriz të futbollistëve shqiptarë. Në Lozanë kanë mbërritur dhe do të dëgjohen nga paneli i juristëve të CAS Presidenti Duka, trajneri De Biasi, kapiteni Cana dhe avokatët të cilët do të dëshmojnë. Në kampin kuqezi shpresat janë të mëdha se do të marrim tre pikët. Lorik Cana shkruan në Facebook se në Lozanë shkon për tre pikët. Dilemë mbetet se kur do jepet vendimi final pasi nuk është e thënë që CAS pasi të ketë dëgjuar të dy palët të dalë që nesër me një vendim. 

Artikulli paraprakMANDATI I KOKËDHIMËS, DEBATE NË KUVEND
Artikulli tjetërBARCELONA E SIGURITË, NGEC BAJERN MYNIH