Një 18-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 46-vjeçareje në pedonalen “Kolë Idromeno”, në qytetin e Shkodrës.

Rasti u bë publik pas publikimit të një videoje në rrjetin social “JOQ”, ku shfaqet një shtetas që dyshohet se dhunon fizikisht një grua.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetin social “JOQ”, ku shfaqet një shtetas që dyshohet se ushtron dhunë fizike ndaj një shtetaseje, në pedonalen “Kolë Idromeno”, Shkodër, sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas publikimit të videos, kanë kryer veprimet procedurale për rastin dhe kanë identifikuar shtetasin e përfshirë.

Në përfundim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. F., 18 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases P. H., 46 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMORËN PJESË NË TUBIMET QË U SHOQËRUAN ME TENSIONE/ GJYKATA LIRON NGA BURGU 22 PROTESTUES NË TIRANË
Artikulli tjetërRAMA NUK HEQ DORË, FTON SËRISH STUDENTËT PËR DIALOG