Vetëprangosja e një deputeteje turke në Parlamentin vendas, ka shkaktuar edhe sherr midis grave deputete.

Deputetja e pavarur Aylin Nazliaka u lidhi dorën e saj me pranga me mikrofonin e foltores duke kundërshtuar ndryshimet kushtetuese që e kthejnë Turqinë në një republikë Presidenciale. Deputetja thotë se ndryshimet kushtetuese që pritet të dërgohen në referendum gjatë pranverës, janë një goditje për demokracinë. Si pasojë e përleshjeve, dy gra deputete kanë përfunduar në spital. Sherri nisi kur deputetja bllokoi foltoren e Kuvendit, për rreth dy orë. Kjo bëri që gratë deputete nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në pushtet, të ndërhynin duke hequr mikrofonin nga tavolina e foltores. Një nga deputetet pro kurde Pervin Buldan, përfundoi në spital pasi u qëllua në gjoks. Nën akuzë për sherrin është vendosur deputetja e partisë së Erdogan, Gokcen Enc është vënë nën akuzë nga opozita se ka sulmuar deputetet.

Artikulli paraprakBANORËT E MALIT TË JUSHIT, DUAN DËMSHPËRBLIMET
Artikulli tjetërSIGURIM SHËNDETËSOR I POSAÇËM PËR FNSH-NË