Pas dhunës në stadiumin e Laçit, tjetër procedent dhune është shënuar në ndeshjen e kategorisë së dytë, e vlefshme për grupin B, midis Delvinës dhe Butrintit.

Kur po luhej minuta e 15-të, takimi u ndërpre për shkak se futbollistë dhe stafi drejtues i Delvinës sulmuan gyqtarin kryesor Cjapi. Më pas, tifozët e Delvinës kanë tentuar të futen në fushën e lojës por janë penguar nga policia. Përveç përplasjeve fizike në stadiumin e Delvinës, tifozët kanë hedhur kapsolla dhe objekte të ndryshme në fushë. Forca të shumta policie kanë shkuar në stadium për të normalizuar situatën. Në ndeshjen mes Delvinës dhe Butrintit që u përfshi nga dhuna dhe kaosi në fushë u fut edhe kryebashkiaku i Delvinës Rigels Balili.

Media ka siguruar pamjet e momentit kur Balili u fut në fushë dhe tenton që të largojë lojtarët e ekipit të Delvinës, të cilët goditën arbitrin. Edhe delegati i ndeshjes Xhavit Sefa pohoi se në fushë u fut kryebashkiaku Balili. Në rregullore shkruhet qartë se është e ndaluar që në fushë të futen persona të paautorizuar. Në fund të ndeshjes lojtarët e Butrintit kanë deklaruar se janë dhunuar, ndërsa Disiplina pritet që të marrë masa të rrepta për episodin e dhunës dot në Delvinë.