Policia e Shkodrës ka arrestuar njëri prej autorëve që dyshohet se ka marrë pjesë në dhunimin e drejtorit të AKU Shkodër. Në pranga ka rënë një shtetas me mbiemrin E.Ç, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër. Ky shtetas i ndaluar nga efektivët e Shkodrës dyshohet se është personi i cili ka dërguar me automjet, personin tjetër që ka goditur me send të fortë drejtorin e AKU Haderi.

Ndërkohë policia e Shkodrës ka bërë identifikimin edhe të personit tjetër që dyshohet si autori kryesor që ka dhunuar drejtorin Haderi dhe është shpallur në kërkim ndërsa po punohet për gjetjen dhe kapjen e tij.

Ngjarja ndodhi më 21 maj në orët e mbrëmjes kur në lagjen “Rus” drejtori i AKU Ramir Haderi u godit nga një person dhe më më pas u largua në drejtim të paditur. Drejtori Haderi mori një plagë në vetull dhe pas mjekimit në spital u largua në shtëpi.

Një ditë pas ngjarjes drejtori Haderi reagoi duke thënë se asgjë nuk do të më ndal. Dhunimi i tij dyshohet se erdhi për shkak të detyrës ndërsa shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje dyshohet se janë persona me pagesë dhe se porositësit janë të tjerë. Policia vijon punën për ta zbardhur të plotë ngjarjen.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRAMA PËR AL JAZEERA: NUK PO E SHESIM VENDIN, PROJEKTI 4 MLD DOLLARË NË ZVËRNEC ËSHTË BEKIM PËR VENDIN
Artikulli tjetërKONFERENCA IPESHKVNORE E SHQIPËRISË REAGON PËR PROTESTAT