Një 24 vjeçare ka tentuar ti japë fund vetes duke pirë pesticide bujqësore pasi dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj. Ngjarja u shënua më 8 janar, ndërsa bashkëshorti i saj Shkëlqim Bregu , banues në Fier e kishte kërcënuar për të mos kallëzuar në polici.

Ndalimi i 34 vjeçarit u bë më 23 janar. “Shtetasja K.B, 24 vjeçe, kallzon se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, si edhe e ka kërcënuar për të mos kallzuar në polici. Si pasojë e dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti, shtetasja K.B në datën 08.01.2018, ka tentuar të vetvritet duke pirë lëndë kimike (pesticide bujqësore)” informon policia e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kanosja për të moskallzuar” dhe “Shkaktimi i vetvrasjes” i mbetur në tentative.

Artikulli paraprakTRITOL MAKINES SE BIZNESMENIT ,MJETI NDODHEJ I PARKUAR PRANE BANESES
Artikulli tjetërTRANSPORTONIN 16 KG KANABIS, PRANGA 3 SHQIPTARËVE