Në qytetin e Korçës janë dhunuar dy kisha. Janë dhunuar kisha e “Shën Marisë” dhe kisha “Shën Gjergji”. Mësohet se gjithçka ka ndodhur gjatë natës dhe është tentuar të vidhet paraklisi i dy kishave.

Kujdestari i kishës “Shën Marisë” Dhionis Mitrollari ka thënë se është hera e pestë që dhunohet kjo kishë. “Është hera e pestë qe kisha është dhunuar dhe tentuar të vidhet. Nuk është kapur asnjë nga autoret.

Bëjmë thirrje të identifikohen sepse po dhunohen çdo ditë dhe kjo është e pafalshme”, u shpreh Mitrollari.

Artikulli paraprakDIGJET GJYSËM TON DROGË SHQIPTARE
Artikulli tjetërGRABITET GJATË NATËS NJË DYQAN CELULARËSH