65-vjeçari Gjergj Tusha i cili u gjet i vdekur në brigjet e Lumit Mat, pranë fshatit Pllanë të Lezhës është dhunuar dhe më pas dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri.Trupi i 65-vjeçarit po i nënshtrohet ekspertizes së specilizuar në Insitutin e Mjekesisë Ligjore në Tiranë, por nga kçyrja paraprake bëhet me dije se në trupin e viktimës janë konstatuar shenja të shumta dhune dhe një plagë e cila mendohet të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit.Ndërkohë në lidhje me ngjarjen policia nën drejtimin e prokurorisë së Lezhës po vijojnë hetimet.Gjergj Tusha rezulton të jetë pajisur tre herë më urdher mbrojtje përshkak të problemeve me të birin dhe nuk pershtohet mundësia se kemi të bëjmë me një krim në familje, por kjo nuk është arritur të provohet ende.Që prej momentit të ngjarjes policia ka shoqëruar dhe po merr në pyetje familjar të 65-vjeçarit, por edhe përsona të tjere të cilët mund të kenë dijeni rreth krimit.Familja Tusha ishte me origjinë ngë Bushkashi i Matit dhe prej vitesh jetonin në fshatin Pllanë të Lezhës, ndërsa viktima nuk njihej si përson problematik apo me proçedent penal.Ai merrej me bujqësi dhe blektori, ndërsa prej mengjesit të së premtes kishte humbur kontaktet me familjen.Ka qenë vajza e tij me iniciale A.GJ e cila rreth orës 14 e 40 minuta ka telefonuar sallen operative dhe blutë u vunë menjëherë në lëvizje.Pas kërkimeve, rreth orës 17:30 minuta, 65-vjeçari u gjet i vdekur në breg të lumit Mat me shenja dhunë dhe plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit.Gjatë gjithë natës dhe ditës së shtunë policia po kreh zonen përreth në kërkim të ndonjë gjurme që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Artikulli paraprak“MIQTË TANË ME PUTRA” SHKODRA FESTON DITËN E KAFSHËVE
Artikulli tjetërPËRPLASI NJË BURRË ME BIÇIKLETË, PROCEDOHET SHOFERI