Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 9 majit në autostradën “Mamurras–Laç”, pranë kryqëzimit të Sanxhakut, ku është dhunuar brutalisht ish-kryetari i PD-së në njësinë administrative të Dajçit në Zadrimë të Lezhës, Sokol Toma, 53 vjeç.
Në Lezhë është ngritur një grup hetimor nën drejtimin e prokurorisë për të hetuar rastin e rëndë të dhunës ndaj Ish-kryetarit të Partisë Demokratike në njësinë administrative të Dajçit në Lezhë, Sokol Toma.
Ngjarja ndodhi 2 ditë më parë në autostradën “Mamurras–Laç”, në afërsi të kryqëzimit të Sanxhakut, ku shtetas ende të paidentifikuar i kanë prerë rrugën dhe e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar plagë të rënda, dhe pastaj janë larguar nga vendngjarja.
Toma u konstatua në makinë në gjendje shoku nga kalimtarët dhe u dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. 53-vjeçari ndodhet i shtruar tek Ortopedia, pasi ka dëmtime në këmbë dhe prerje në vesh.

Artikulli paraprakKA NISUR RIPARIMI I RRUGËS “MARIN BIÇIKEMI” NË SHKODËR
Artikulli tjetërPËRROI I OBLIKËS, BANORËT VIJOJNË NDOTJEN