
Një efektiv i Policisë Rrugore është dhunuar mbrëmjen e kësaj të marte në lagjen Xhabije të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, efektivi Nikolin Përndoj, i cili ndodhej jashtë orarit të punës, është goditur me grushte nga dy persona gjatë një konflikti. Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në përplasjen mes palëve.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të konfliktit, ndërsa pritet edhe një njoftim zyrtar për këtë ngjarje.






