
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë arrestuan shtetasin Gj. M., 41 vjeç, banues në fshatin Bogë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. V., 43 vjeç, pasi u konstatua duke transportuar pasagjerë, me automjetin e tij, në kundërshtim me ligjin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. C., 33 vjeç, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 41 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
–
Informacion paraprak/Në orë e para të mëngjesit, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti me drejtues shtetasin I. B., 38 vjeç, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi M. M., 86 vjeç.
Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi M. M., i cili po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Me shtetasin I. B. po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.






