Dardan Krivaqa, i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, është arrestuar në një fshat në afërsi të Ferizajt.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, gjatë protestës që po mbahej para stacionit të tyre në Ferizaj.

Major Mehmet Hajdini ka bërë të ditur se Krivaqa është arrestuar në një fshat në Ferizaj, teksa tha se pas pak ai pritet të dërgohet në stacionin policor të Ferizajt.

“Para 2-3 minuta e kam marrë konfirmimin se rreth 5 minuta para është arrestuar i dyshuari Dardan Krivaqa, në rrethinë të Ferizajt. Njësitet policore janë duke e sjellur të dyshuarin në objektin e Policisë”, tha Hajdini.

Arrestimin e Dardan Krivaqës e konfirmoi edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.

Ngjarja tragjike u raportua një ditë më parë, ku 18-vjeçarja Marigona Osmani ishte dërguar e vdekur në derën e spitalit në Ferizaj, ku dyshohej se kishte humbur jetën si pasojë e dhunës. E reja ishte dërguar te spitali nga dy persona, të cilët janë larguar me një mjet tip “Audi” me targa zvicerane, pasi kanë lënë viktimën në ambientet e spitalit.

Njëri prej autorëve, pikërisht i arrestuari Dardan Krivaqa, rezulton se ishte bashkëjetuesi i 18-vjeçares, ndërsa krimin e ka kryer bashkë me një shokun e tij.

Artikulli paraprakVAU I DEJES, KULTIVONIN LENDE NARKOTIKE, NE PRANGA 4 PERSONA
Artikulli tjetërMES, VAKSINOHEN MË SHUMË SE 2100 BANORË