Ka dhunuar gruan e tij 34 vjeçare dhe vjehrren e tij por është ndaluar nga policia e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në Libofshë të Fierit.

Në njoftimin e policisë së këtij qarku thuhet se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin: -Georgios A., 41 vjeç, lindur në Athinë e banues në Libofshë, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Libofshë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.G, 34 vjeçe, dhe ka kanosur e gërvishur me thikë vjehrrën e tij, shtetasen Dh.G, 63 vjeçe, në prezencë të fëmijës së tij të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” .

Artikulli paraprakZHDUKEN 9 PERSONA NGA NEPALI,NDODHESHIN NE SHQIPERI
Artikulli tjetërARRESTOHET PAKISTANEZI, TRANSPORTONTE KLANDESTINË TË ARDHUR NGA GREQIA