Një 28-vjeçar e profesion polic është arrestuar nga policia pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes dhe ngacmim seksual ndaj kunatës së tij. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat bën me dije akuzat dhe çfarë rrezikon i prangosuri. Zyrtarisht njoftohet se në pranga u vu 28-vjeçari me inicialet A. SH., banues në Tiranë dhe punonjës Policie në Lezhë.

Njoftimi i SHÇBA-s Më datë 03.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. SH., 28 vjeç, banues në Tiranë (punonjës Policie në Lezhë), për veprat penale “dhunë në familje” dhe “ngacmim seksual” pasi ka ushtruar dhune fizike ndaj bashkëshortes se tij si dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht kunatën e tij. Parashikuar nga nenet 130/a/2 dhe 108 i Kodit Penal. nenet 130/a/2 dhe 108 i Kodit Penal. Po çfarë rrezikon vërtetë polici i arrestuar për ngacmimin seksual të kunatës së tij. sipas Kodit penal, ‘kryerja e veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, dënohet me burgim gjer në pesë vjet’.

Ndërsa ‘shtrëngimi ose pengimi për të filluar ose vazhduar bashkëjetesën ose shtrëngimi për të zgjidhur martesën, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj’.