Një shtetase 22 vjeçare është proceduar penalisht pasi dhunoi fizikisht mbrëmjen me djeshme një infermiere të Pediatrisë, Tiranë. Sipas policisë shtetasja e arrestuar është me inicialet B.L 22 vjeç.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes 22 vjeçarja u përfshi në një konflikt i cili degradoi dhe në dhunë fizike pasi sipas asaj infermieria nuk ia mbante fëmijën në spital. Njoftimi i policisë: Godet me grusht infermieren e spitalit të pediatrisë, procedohet penalisht 22 vjeçaria.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 4, proceduan panalisht shtetasen B.L., 22 vjeçe,banuese në Tiranë. Procedimi penal ndaj kësaj shtetaseje filloi pasi, në urgjencën e Spitalit të Pedriatrisë, për shkak të detyrës, ka goditur me grushta, infermieren e spitalit, shtetasen G.P.,35 vjeçe banuese në Tiranë, me pretendimin se kjo e fundit nuk i mbante fëmijën në spital.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetases së lartëpërmemdur për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Artikulli paraprak“PAQE” NË GJIROKASTËR, LUFTËTARI-VLLAZNIA 0-0
Artikulli tjetërPAMJET E AKSIONIT/ ÇFARË PO NDODH TANI NË QYTET?