Dhunoi psikologjikisht nxënësin, procedohet mësuesja

 

Dhunon psikologjikisht nxënësin 12 vjecar, procedohet nga policia mësuesja e shkollës jo publike 9 vjecare “Hafiz Dalliu” në kryeqytet. Mësuesja e proceduar është 33 vjecarja S.N, ku sipas kallëzimit të prindërve të të miturit ajo e ka dhunuar atë psikologjikisht 1 javë më parë. Për rastin kanë nisur hetimet ndërsa para hetuesve mësuesja ka mohuar të ketë dhunuar të miturin si psikologjikisht ashtu dhe çdo lloj dhune përfshi dhe atë fizike.