Një vajzë e mitur është dhunuar e goditur me send të forta në kokë nga babai i saj. Ngjarja ka ndodhur në Mirditë dhe vajza u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha fatmiresisht jashtë rrezikut për jeten. Rasti u denoncua në polici dhe Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë arriten të neutralizojnë dhe prangosin babain dhunues. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Mikel Ahmeti 37-vjeç, ndërsa në lidhje me rastin kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e konfliktit mes babait dhe vajzes.Ndërkohë Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin Syrgen Shala, 24 vjeç, banues në Mamurras. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip Toyota, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, një aparat celular dhe një grirëse metalike. Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti i përdorur nga 24 vjeçari, ndërsa materialet për të dy rastet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

Artikulli paraprakQYTETARËT: ÇMIMET E PAPËRBALLUESHME
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTIME DHE PROCEDIME PËR VEPRA TË NDYSHME PENALE