Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, si të dyshuar për vjedhjen me dhunë të pompës së një pusi nafte të kompanisë “Bankers” duke dhunuar rojen.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit: 1.Robert Xhafa, 20 vjeç. 2.Klejdisjan Çepele, 18 vjeç. 3.Armand Xhafa, 20 vjeç. 4 Enea Çepele, 19 vjeç. 5.Nikollaq Ismaili, 18 vjeç, të pestë banues në fshatin Kuman, Rroskovec. Sipas policisë, “këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë natës më datën 08.05.2016, në gropën ekologjike nr.7, në Jagodinë, kanë tentuar të vjedhin një pompë të pusit të naftës të kompanisë “Bankers” dhe kanë dhunuar rojen e SH.P.S.F. “Serjani”, shtetasin F.C, 53 vjeç, banues në fshatin Marinëz, Rroskovec, ku dhe i kanë marrë një aparat celulari”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative.

Artikulli paraprakKAMIONÇINA BIE NË LUMË, DY TË VDEKUR
Artikulli tjetërGAZETARJA LINDITA ÇELA E BIRN ALBANIA FITON ÇMIMIN CEI SEEMO