Një i ri në Gjirokastër është arrestuar nga policia për dhunim të një personi.

Aleksandro Vasho, 20 vjeç, banues në Gjirokastër akuzohet se për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në trup dhe fytyrë, shtetasin A.Sh, 40 vjeç, si dhe i ka thyer xhamin e parë të automjetit në pronësi të tij.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ku gjatë kohës për të neutralizuar këtë konflik ky shtetas ka kundështuar me dhunë punonjësin e Policisë.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakREFEROHEN NË PROKURORI 103 RASTE TE NGACMIMEVE SEKSUALE NË 3 MUAJ
Artikulli tjetërAKSIDENTOHET AUTOBUSI ME TURISTË, SHOFERI SHMANG TRAGJEDINË