Policia e Lezhës, nën drejtimin e prokurorisë ka arritur të zbardhe e ngjarjen e datës 30-nëntor të këtij viti ku u dhunua, duke u goditur me sende të forta Drejtori i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Edmir Përndreca.Si autor të dyshuar të ngjarjes janë shoqëruar në polici 5 përsona, ku për tre prej tyre është prerere fletë arresti.Ndalimi i tyre u bë në oret e para të mëngjesit të së mërkures me urdher të prokuririsë së Lezhës, e cila pas veprimeve intensive hetimore arriti të identifikoj dhunuesit, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur.

Ndaj tyre është ngritur akuza e “Goditjes për shkak të detyres”, ndërsa ka dyshime të forta se mund të jenë porositur nga përsona të tjere për të dhunuar drejtorin e OSHEE në Lezhë.Identifikimi i autoreve të dyshuar të ngjarjes u bë falë metodave speciale të hetimit, përmes përgjimeve ambjentale dhe fokusimit të automjetit që kanë përdorur diten e ngjarjes, ndërsa hetimet po drejtohen nga Prokurori Sabri Kastrati.Drejtori i Njesisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë Edmir Përndreca, u dhunua mbrëmjen e 30 nëntorit në rrugen Lezhë-Shënkoll.43-vjeçari po lëvizte me makinën e OSHEE, teksa u godit nga pas qëllimisht nga një automjet tjetër pasi ishte ndjekur. P

as goditjes, 2 shoferët si dhe 2 pasagjerët e automjetit tjetër janë konfliktuar, të cilët e kanë dhunuar fizikisht Drejtorin e OSHEE-së, duke i shkaktuar fraktura në kokë, krah dhe këmbë. Ai u mor nga autoambulanca dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, e më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë.Ngjarja ndodhi pas kontrolleve të shtuara për vjedhje dhe mospagim të energjisë elektrike ku u ndëshkuan disa abonentë përfshirë dhe biznese.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTENSIONE NË KUVEND/ NOKA BLLOKON FOLTOREN, LUAN BAÇI DEBATON ASHPËR ME ALIBEAJN DHE BARDHIN, NDËRHYN GARDA
Artikulli tjetërAKSHI, TENDER PLOT 5.5 MILIONË € PËR SHËRBIM 2-VJEÇAR INTERNETI DHE INTRANETI PËR KADASTRËN, DREJTORINË E TATIMEVE DHE ISSH