Në fundvit të gjithë marrin marrin dhurata, por më e veçanta është ajo që Mbretëresha e Anglisë u jep anëtarëve të stafit të saj. Një puding cokollate është ajo çka dhuron, kjo falë një zakoni që ekziston prej shekujsh. Pallati mbretëror porosit rreth 1000 pudingë.

Mediat shkruajnë se Mbretëresha kësaj herë ka zgjedhur një kompani me çmime më të lira për të blerë dhuratën për stafin. Veç ëmbëlsirës, Mbretëresha Elisabet së bashku me dukën e Edinburgut dërgojnë kartolina për stafin.

Çdo Dhjetor familja mbretërore organizon festa dhe dalje publike për të uruar një vit të ri të mbarë.