
Një tjetër seancë vullnetare e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë është organizuar në fakultetin e Infermierisë në Shkodër. Studentë, pedagogë por edhe qytetarë të shumtë përkrahën këtë nismë. Koordinatorja e Kryqit të Kuq Shkodër, Vera Gjinaj tregon se nevojat për furnizimin me gjak janë të shumta, pasi nuk plotësohen as nga dhurimet vullnetare.
Ndërkohë, një nga të rinjtë dha mesazhin e solidarizimit me pacientët talasemikë.
Fakulteti i Infermierisë zhvillon seanca të përmuajshme të dhurimit të gjakut, në ndihmë të pacientëve që vuajnë nga talasemia. Pavarësisht seancave të dhurimit, pacientët talasemikë kanë më tepër nevoja për furnizimin me gjak ndaj specialistët po punojnë për ndërgjegjësimin e qytetarëve.