Nisma e deputetit Agron Çela dhe strukturave te LSI “Dhurimi nuk të varfëron” po vijon prej ditesh ne familjet me probleme ekonomike ne qytetin e Shkodres.

Mbremjen e se martes pasi u njoh me rastin e familjes se Rabije Karramanoviq ne lagjen Zdrale e cila prej 8 muajsh nuk furnizohet me energji elektrike duku u perballur me ditet e ftohta, deputeti Çela vendosi t’i dhuroje nje sobe me dru.

Gjithsej nisma ishte parashikuar të shtrihet në rreth 40 familje të rrethit të Shkodres, por skema e mbeshtetjes do te zgjerohet ne keto dite edhe me rreth 30 familje. Ky nuk është rasti i parë që LSI dhe deputeti Çela ndërmarrin të tilla nisma, duke treguar edhe njëherë tjetër se mbështetja ndaj shtresave në nevojë zë një pjesë të rendesishme te punes se strukturave te LSI qarku Shkoder.

Artikulli paraprakPUKE, PLANI VENDOR, GJONAJ FTON QYTETARËT
Artikulli tjetër“NIKA BEAUTY EXELLENCE” NJË EMËR I NJOHUR NDËRKOMBËTAR