Kryqi i Kuq, në bashkëpunim me studentët dhe vullnetarët e EKO Mendje, ka organizuar një aktivitet humanitar për dhurimin e gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Ky aksion zhvillohet në kuadër të nismës “Dhuro jetë për festa”, me qëllim sensibilizimin e të rinjve dhe komunitetit për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut.
Studnetët shprehen se kjo përvojë ishte një ndjesi e bukur dhe motivuese përmes së cilës mund të ndihmojnë në shpëtimin e një jetë.
Organizatorët ritheksuan rëndësinë e dhurimit të gjakut si një kontribut i domosdoshëm për shpëtimin e jetëve dhe si një përgjegjësi shoqërore që duhet mbështetur vazhdimisht.

Artikulli paraprakSHKODRA DHE ALPET NË MUAJIN E FESTAVE
Artikulli tjetërNDRYSHIME NË STRUKTURËN E BASHKISË LEZHË