“Dhuro për 8 Mars” ishte nisma që mori studentja e vitit të tretë të fakultetit të Drejtësisë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Marinela Sela në bashkëpunim me organizatën vullnetare Eko Mendje.

“Nisma Dhuro për 8 Mars” filloi nga “Shtëpia e të Mosharve” ku 30 lule u dhuruan për zonjat të cilat jetojnë në atë shtëpi. Studentja i bën thirrje të gjithve atyre që kanë mundësi t’i bashkohen nismave të tilla.

Nuk është hera e parë që organizata vullnetare Eko Mendje merr nisma të tilla në “Shtëpinë e të Moshuarve”. Dëshira për t’i treguar këtyre zonjave që nuk janë vetëm i ka shtyrë të marrin nisma të tilla shprehet Mirsad Basha drejtues i Eko Mëndje.

Nisma e studentes Marinela Sela nuk ka përfunduar me kaq. Falë kontributit që persona të ndryshëm kanë dhënë gjatë kësaj dite do të dhurohen lule të tjera për shumë gra dhe vajza të tjera të Shkodrës.