Legjislatura e re e Kuvendit pritet të nisë në vjeshtë me detyra të vjetra.

Reforma Zgjedhore është përcaktuar si prioriteti kryesor i Parlamentit të ri ku palët do duhet të ulen me një format të ri në tryezën e dialogut për të ndërhyrë serish në ligjin zgjedhor.

Zgjedhjet e 25 prillit i dhanë një konfigurim të ri Parlamentit duke rikthyer opozitën tradicionale në institucione, ndaj dhe konsensusi për pikat e lëna hapur nuk do jetë i lehtë pasi mazhoranca e ka të pamundur të përdore forcën e kartonit.

PS dhe PD duhet të bien dakord për shumë çështje, mes tyre përbërja e komisioneve zgjedhore, të cilat në marrëveshjen paraprake të Këshillit Politik u la që ato të kontrollohen nga partitë politike deri në 2025.

Gjykata Kushtetuese la në fuqi konceptin e herësit si model për listën e hapur të kandidatëve për deputet, duke i lënë si detyre ligjvënësit që pragu të jetë më i ulët. Politika pritet të ndërhyjnë sërish për të përcaktuar nivelin e hapjes se listave.

Efektet e ndryshimeve që iu bënë kodit elektoral 1 vit më parë u reflektuan në zgjedhjet e fundit parlamentare. Rezultati nuk është njohur nga PD, e cila pritet të kërkojë një reformë rrënjësore për të ashpërsuar ligjet që ndalojnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore.

Në legjislaturën e fundit, maxhoranca socialiste nuk mundi të miratonte disa nga nismat që i prezantoi me shume bujë, si: amnistia fiskale, antishpifja apo edhe ligji për Presidentin, çështje që tashmë do i transferohen Parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Artikulli paraprak“HEJ BOTË, TË INTERESON ÇFARË NDODH KËTU?” SHKRIMI PREKËS I STUDENTES AFGANE
Artikulli tjetërSHISH DHE ANTITERRORI, SKANIM AFGANËVE QË DO TË VIJNË