Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar për herë të parë ndaj deklaratës së Vuçiç se në rast se nuk gjendet zgjidhja atëhere mund të ketë një konflikt të mundshëm Kosovë-Serbi.

Hoti thotë se këto deklarime janë në kundërshtim me të gjitha zotimet që ka bërë Serbia, dhe nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve, marrëveshjes përfundimtare apo njohjes reciproke.

Nga ana tjetër Hoti garanton se Kosova është e përkushtuar për paqe, stabilitet e prosperitet në rajon teksa sa për deklartimet e Vuçiç që sipas tij janë provokime të reagojnë BE e NATO.

STATUSI NGA AVDULLAH HOTI
Kosova e përkushtuar për paqe e stabilitet në rajon dhe më gjerë.
Deklarimet e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke. Ato janë në kundërshtim me të gjitha zotimet që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtar, për paqen e qëndrueshme dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.
Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në rolin e saj konstruktiv në të mirë të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të gjithë rajonit.
Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga Bashkimi Evropian dhe nga NATO-ja të reagojë ndaj këtyre provokimeve.
Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë angazhimin për anëtarësim sa më të shpejtë të vendit në NATO, Bashkimin Evropian dhe të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare, si një vlerë e shtuar për zhvillimin e demokracisë dhe paqes në botë.

Artikulli paraprakELEMINIMI NGA KUPA, TIRANA SHKARKON TRAJNERIN EMMANUEL EGBO: VENDIMI PAS ECURISË JO TË MIRË TË SKUADRËS NË NDESHJET E FUNDIT
Artikulli tjetërRAMA E NIS MËNGJESIN ME MESAZH POZITIV: VËLLEZËR ISHIN DHE JEMI, E S’KEMI PËR T’U NDARË