
Biblioteka e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mirëpriti aktivitetin letrar “Dialog poetik me Rozafa Shpuzën”, kushtuar vëllimit poetik “Vetimat e shuejnë inatin n’ Bunë”. Në këtë takim morën pjesë studentë, pedagogë dhe dashamirës të letërsisë, të cilët u njohën më nga afër me botën krijuese dhe universin poetik të autores shkodrane.
Gjatë aktivitetit u diskutua mbi temat, motivet dhe frymëzimet që përshkojnë veprën e saj, ndërsa poetja Rozafa Shpuza ndau me të pranishmit emocionet dhe lidhjen e veçantë që e bashkon me Shkodrën, një prani e vazhdueshme në krijimtarinë e saj poetike.
Takimi u organizua me pjesëmarrjen e pedagogëve dhe të klubeve studentore “Ernest Koliqi” dhe “Arshi Pipa”, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë bashkëbisedimi mes autores dhe lexuesve.
Aktiviteti shërbeu si një promovim i vlerave letrare dhe poetike, por edhe si një dëshmi e lidhjes së fortë që krijimtaria e Rozafa Shpuzës ruan me Shkodrën, historinë dhe identitetin kulturor të saj.






