Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura pa praninë e mediave.

Lajçak gjatë kësaj vizite do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj.

Diplomati sllovak planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.

Ky është takimi i parë i Lajçak gjatë qëndrimit të tij treditor në Kosovë.

Artikulli paraprakNDRYSHIMET NË QEVERI/ DËSHTIME DHE KEQMENAXHIME TË SITUATAVE, JOHNSON SHKARKON NGA DETYRA 3 MINISTRA
Artikulli tjetërDHUNA NDAJ GRAVE, KE GATI LIGJIN, VON DER LEYEN: DUHET TË JETOJNË TË PAVARURA DHE TË LIRA