Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vuçiç, do të takohen gjatë paradites së sotme në Bruksel.

Ky është takimi i parë mes tyre, në te cilin tematika kryesore do të jetë dialogu Kosovë-Serbi.

Kurti disa ditë më parë ka theksuar se ai do të udhëtojë drejt Brukselit, jo për të vazhduar dialogun, por për të folur për të ardhmen e dialogut.

“Ne mendojmë që dialogu i ardhshëm me palën tjetër ka nevojë për një platformë dhe strategji. Ne ende nuk jemi ulur në tavolinë me palën tjetër dhe rrjedhimisht nuk mund të flitet për asnjë lloj dialogu”, është shprehur Kurti në Kuvend.

Ndërsa, Vuçiç nga ana tjetër insiston se në Bruksel do të flasë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, një cështje e cila pritet të sjell shumë përplasje mes palëve.

Agjenda:

Në orën 08:20 është planifikuar arritja e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell.

Në orën 10:30, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Joseph Borrell, do të ketë takime bilaterale të ndara, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e pastaj edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kurse, një tryezë e përbashkët plenare është planifikuar për orën 11:00.

Në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë për media e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Artikulli paraprak‘ERDHI DITA’/ RAMA PUBLIKON VIDEON DHE JEP LAJMIN E MIRË: FËMIJËT TASHMË DO TË REGJISTROHEN NË SHKOLLA NËPËRMJET PORTALIT E-ALBANIA
Artikulli tjetërSHQIPËRIA ZBRAZET NGA TË RINJTË, ZËVENDËSOHET NË TREGUN E PUNËS NGA PENSIONISTËT