Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Kuvendi i Serbisë, më 22 qershor, do të mbajë punime në të cilën do të flitet me detaje, për dialogun me Kosovën.

Mediat në Kosovë, shkruajnë se Vuçiç, ka deklaruar se në seancën e 22 qershorit do të paraqiten të gjitha idetë e Serbisë mbi këtë çështje. Sakaq, kujtojmë që të martën, Vuçiç u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel.

Në këtë takim, janë evidentuar vetëm qëndrimet dhe qasjet e palëve, ndërsa u vendos që takimi i ardhshëm të mbahet në muajin korrik.

Dy nga propozimet e Kuritit në këtë takim, kanë qenë njohja reciproke e dy vendeve, por edhe nënshkrimi i paqes së përhershme, por këto kërkesa janë refuzuar nga Vuçiç.