Vijon procesi për numërimin e votës së diasporës.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në këtë moment janë numëruar 79,409 zarfe nga gjithsej 194,889 që janë dorëzuar.

Rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të ndjeshëm të Partisë Socialiste, e cila kryeson me 42,492 vota, që përbëjnë 53.97% të totalit të votave të numëruara deri tani.

Në vendin e dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 22,481 vota ose 28.55%.

Të dhënat e detajuara të rezultateve paraprake nga KQZ janë si më poshtë:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 42,492 vota
Koalicioni PD-ASHM – 22,481 vota
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 6,670 vota
Partia Mundësia – 2,781 vota
Lëvizja Bashkë – 2,067 vota
Partia Socialdemokrate (PSD) – 880 vota
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 546 vota
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 457 vota
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 207 vota
Lëvizja Atdheu (LA) – 108 vota
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 40 vota

Artikulli paraprakSHQIPËRIA KUALIFIKOHET NË FINALEN E EUROVISION 2025, SHKODRA ELEKTRONIKE SHKËLQEN NË SKENËN EUROPIANE
Artikulli tjetërDIELL DHE TEMPERATURA DERI NË 26 GRADË…PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT