Duke sjellë këtë shembull, Partia Demokratike thotë se do të kushtëzojë votimin në parlament të paketës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, nëse nuk pranohen kërkesat e saj për të përcaktuar në Kod dispozitën tranzitore për zgjatjen e afatit të përdorimit të dokumenteve të Skaduara si dhe votimin me pasaporta të huaja të emigrantëve.

Përfaqësuesit e PD për çështjet zgjedhore thonë se nuk mund të jetë Edi Rama ai që përcakton listën e emigrantëve që votojnë.

PD e depozitoi pak ditë më parë edhe zyrtarisht kërkesën e saj shtesë për dy ndryshimet në Kod me firmë të 11 deputetëve, përfshirë Sali Berishën.

Artikulli paraprakLIGA UNIKE, VLLAZNIA-TIRANA 107-68
Artikulli tjetër“STERILIZIMI” KALON PËR GJYKIM, GJKKO NJOFTIM ZYRTAR