Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale në 11 qarqe, ndësa vijon vetëm në atë të Elbasanit.

Ditën e djeshme u mbyll numërimi në Kukës, Shkodër, Dibër, Fier, Korçë, Lezhë e Tiranë. Diaspora konfirmoi në Kuvend Olta Xhaçkën, e cila kishte humbur në raport me Blerina Gjylametin sipas votave brenda vendit. Emigrantët ndikuan edhe listën e PD. Isuf Celaj fitoi mandat duke mundur Shkëlqim Shehun në Kukës.

Në Lezhë me 27 vota më shumë nga kandidatja Marjeta Neli, diaspora i siguroi vendin në parlament Admir Kadelit. Arriti të hyjë edhe kandidatja në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi.

Njoftimi i KQZ:

Ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet:

1. Kukës

2. Shkodër

3. Dibër

4. Durrës

5. Fier

6. Tiranë

7. Berat

8. Lezhë

9. Vlorë

10. Gjirokastër

11. Korçë

Vijon numërimi dhe vlerësimi votave për kandidatët që i janë nënshtruar votimit parapëlqyes për qarkun Elbasan

Artikulli paraprakRAMA FALENDERON DIASPORËN: MESAZHI JUAJ NA BËN MË TË PËRKUSHTUAR PËR SHQIPËRINË 2030 NË BE
Artikulli tjetërSHKODËR, PROCEDOHEN PENALISHT 4 SHTETAS PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE