Pas suksesit te korrur tek Onufri Artisti Eros Dibra fituesi i këtij viti i Ekspozitës Ndërkombëtare “ka përcjellur emocionet përmes star plus . Njeriu përballë pasqyrës, duket, e cila vjen në fund të kësaj vepre pakminutëshe, ku njeriu- subjekt i videos- vendos t’i japë fund vetes me një pistoletë.

Artisti shkodran shprehet se ky çmim erdhi ne kohen e duhur.Artisti Dibra shprehet se përpara veprës ka mbledhur nje sere materialesh. Juria e përbërë nga Najada Hamza – kryetare, Gëzim Qëndro dhe Vesa Sahatçiu – anëtarë, shpalli në mënyrë unanime veprën e artistit shkodran me titull: “XXI”, në mediumin video si fitues të Ekspozitës Ndërkombëtare “Onufri XXI” – SiO2 – Arsyeja e Brishtësisë”Juria mendon se është një vepër estetikisht e rafinuar që përcillet me një gjuhë të pastër artistike me një narracion jo linear, por kuptimplotë. Në videon e paraqitur artisti Dibra krijon një lojë pasqyrore tipike postmoderne ku harta e realitetit shpërfaqet si ndërthurje e brishtësisë së imazhit me paqëndrueshmërinë e simulacrum-it”, thuhet në vlerësimin e jurise.Ekspozita “Onufri XXI” do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datë 3 janar të vitit që vjen.