Tragjik ka rezultuar fati i motër e vëlla në Francë, të cilët kanë ndërruar jetë nga shpërthimi i fishekzjarrëve. Ngjarja ndodhi gjatë festës së ditës kombëtare të Francës në qytetin perëndimor të Cholet rreth orës 23:00 mbrëmjen e së enjtes.

Kryebashkiaku Gilles Bourdouleix tha se një fishekzjarr shpërtheu mes njerëzve. Ai tha se dy viktimat ishin së bashku me anëtarët e tjerë të familjes rreth 50 metra nga vendi ku po hidheshin fishekzjarrët.

I mitur 7-vjeçar vdiq në vendngjarje, ndërsa motra e tij 24-vjeçare ndërroi jetë nga një atak në zemër më vonë. ‘Daily Star’ raporton se 7 persona kanë mbetur të plagosur. Prokurorët vendas kanë hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia.

Artikulli paraprakRAMA E DËRGOI GAZETARIN PËR “RIEDUKIM”, REAGON AMBASADORJA YURI KIM: NËSE ZYRTARËT S’I PËRGJIGJEN…
Artikulli tjetërKUVENDI MIRATOI DHËNIEN ME KONCESION TË BUTRINTIT, VASILI: PO RRËMBEHET E PLAÇKITET SI PLAÇKË TREGU NGA BATAKÇINJTË E QEVERISË, QYTETARË JINI VIGJILENTË