Vendi ynë do të vijojë të qëndrojë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta edhe gjatë këtyre ditëve të fundit të qershorit. Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të mbizotërohet nga kthjellimet në zonat bregdetare dhe të ulëta, por vranësira kalimtare kanë zonat malore.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash në të gjithë Shqipërinë. Kushtet e motit të kthjellët me vranësira të lehta do të mbeten edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale por edhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 17°C mëngjesi deri në 39°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri mbi 40 km/h, nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.