Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb: Moti në Shqipëri do të paraqitet me kthjellime dhe alternime të shpeshta vranësirash , ku më të dendura vranësirat paraqiten në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Por mesdita sjellë largim të vranësirave duke bërë që kushtet e motit të qëndrueshëm të jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit janë ulur ndjeshëm në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke LUHATUR vlerat termike nga -5°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det dallgëzimi do të ngjitet deri në 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Kthjellime dhe vranësira të lehta paraqiten dy ekstremet, Europa Lindore dhe Rajoni i Mesdheut. Ndersa një sistem i dendur vranësirash do të përfshijë pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke kushtëzuar mot me vranësira të dendura, reshje shiu e dëbore.

Artikulli paraprakBASHA NXJER MESAZHIN E ISH-EURODEPUTETIT GJERMAN: SUNDIMI I LIGJIT, ZGJEDHJET E NDERSHME DHE TË LIRA, ANTI-KORRUPSIONI, JANË THELBËSORE PËR INVESTIMET E HUAJA
Artikulli tjetër‘100 DITË, 100 ARRITJE’, RAMA: 42 MIJË TË RINJ KANË PËRFITUAR REDUKTIM APO HEQJE TË TARIFËS STUDENTORE VITIN E KALUAR AKADEMIK