Mbetemi edhe ditën e enjte në ndikimin e qendrës anticiklonare duke bërë që vendi ynë të jetë në dominimin e kthjellimeve në gjysmën perëndimore por gjysma lindore e territorit parashikohet me kthjellime dhe kalime të herë pas hershme të vranësirave, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore të territorit Shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por konstante mbeten vlerat e mesditës duke u luhatur nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.