Moti për këtë të martë parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në zonën e veriut dhe relievet malore në lindje.

Pas orëve të mesditës këto vranësira do të jenë prezente edhe në pjesën tjetër të territorit. Në zonën e veriut (pjesërisht) dhe relievet malore në lindje do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra shtrëngata të izoluara prej orëve të mesditës deri ato të pasdites.

Temperaturat maksimale do të shënojnë vlerën 26 gradë celcius në Berat e Elbasan.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës pritet të arrijë deri 10 m/s

Valëzimi në det do të jetë 1 deri në 2 ballë.

Artikulli paraprakNË DASHURI FATI PO JU BUZËQESH…ÇFARË KANË PARASHIKUAR YJET PËR SOT
Artikulli tjetër11 MAJI/ SILVIO GONZATO: KOHA QË QEVERIA TË MIRATOJË NJË REFORMË GJITHËPËRFSHIRËSE ZGJEDHORE!