Vendi ynë këtë të mërkurë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bëhet me dije se moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri në mesatare kryesisht në relievet malore nga orët e mesditës të cilat parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal kryesisht në jug.

Era do të fryjë me verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë deri 13 m/s.

Dallgëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Artikulli paraprakDIASPORA/ NUMËROHET RRETH 40% E ZARFEVE, KRYESON PS ME RRETH 43 MIJË VOTA, REZULTATI PËR PARTITË E TJERA
Artikulli tjetërCELIBASHI: PËRFUNDON NUMËRIMI I VOTAVE BRENDA VENDIT. ZBULOHET SHIFRA, JA SA SHQIPTARË VOTUAN TË DIELËN