Moti i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë të gjithë territorin shqiptar duke bërë që termometri të ngjitet në 39-40. Por, sipas Meteoalb, pasditja sjellë zhvillim të vranësirave në skajin verior-verilindor duke krijuar mundësin për rrebeshe afatshkurtra. Por pjesa tjetër e territorit vijon me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 18°C deri në 39°C.

Era do fryjë mesatare gjatë paradites por intensiteti bie pasdite duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.