
Kjo është pamja e Shëngjinit, në këto ditë shkurti. Ndonëse jemi ende në stinen e dimrit, moti me diell ka tërhequr vizitorë të shumtë drejt bregdetit.
Vendas dhe të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë e shfrytëzuan fundjaven për të qendruar në rërë dhe shtëtitje buzë detit. Vizitoret thonë se Shëngjini është mjaft tërheqes në çdo stinë të vitit, ndaj dhe janë frekuentues të rregullt të kësaj zone turistike.
Moti me diell i diteve të fundit ka nxitur dhe bizneset e pushtetin vendor që të ofrojë shërbime në Shëngjin edhe gjatë dimrit, me qëllim që vizitoret të gjejnë rregull dhe pastërti.