E gjitha vija bregdetare nga Rana e Hedhun deri ne Kune ishte e populluar kete fundjave

Kjo ishte pamja e Shëngjinit në këtë fundjave të fundit të muajit shtator.Dielli i ngrohte me temperatura deri në 30 gradë celsiues riktheu pushuesit dhe vizitoret në këtë zonë turistike.

E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhun deri në Kune ishte e populluar, ku dominonin shqiptaret e kosovës.Pjesë me e madhe e tyre po kalojnë fundjaven në Shëngjin, por nuk mungonin asa ata që kanë vendosur të bëjnë pushime në këtë periudhe, pasi e konsiderojnë vjeshten si stinen më të mire për të bërë plazh.

Pavarësisht motit të paqëndrueshem Shëngjinit nuk i kanë munguar pushuesit edhe gjatë muajit shtator dhe pritshmeritë pozitive janë edhe për tetorin, ku ditet me diell po shfrytezohen maksimalisht nga qytetaret për të bërë plazh.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDITA KOMBËTARE E TRASHËGIMISË KULTURORE, SHBA: VIJOJMË PARTNERITETIN ME SHQIPËRINË
Artikulli tjetërLOJËRA POPULLORE FEST 2024