Në Vlorë vijon seriali i djegies së qëllimshme të makinave si formë për të dërguar mesazhe dhe paralajmërime kriminale.

Dy makina u dogjën në orët e para të mëngjesit, të dyshuara nga një zjarrvënie qëllimshme. Objektiv I ngjarjes ishte makina e një të dënuari në Itali ndërsa mjeti tjetër u përfshi nga flakët pasi ishte parkuar aty pranë.

Dy makina janë djegur gjatë natës në Vlorë, si pasojë e zjarrëvënies së qëllimshme në njërin prej mjeteve.

Makinat e djegura janë një ‘Benz’ me targë AA 250 JG në pronësi të Skënder Demajt dhe një furgon.

Dyshimet janë se zjarri i është vënë mjetit tip Benz, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe furgonin që ishte parkuar aty pranë.

Pronari i makinës që ishte objektiv i ngjarjes, Skënder Demaj mësohet se ka kryer një dënim në Itali, ndërsa është i afërt i një prej rivalëve të fisit Llanaj në qytetin e Vlorës, konfliktet e shkuara të të cilëve rikthehen herë pas herë me ngjarje të rënda në Vlorë.

Megjithatë, policia ende nuk e ka thënë fjalën e fundit ndërsa hetuesit po presin përfundimin e ekspertizës për të dalë në përfundime dhe për të ngritur pista hetimi.

Djegia e makinave është një fenomen i përhapur gjerësisht në Vlorë ndërsa është konsideruar si një formë e dërgimit të mesazheve kriminale.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHTYHET PËR TË DISATËN HERË SEANCA PËR KONFISKIMIN E PASURISË SË KLEMENT BALILIT
Artikulli tjetërARRESTOHEN DY POLICË, LEJONIN KULTIVIMIN E KANABISIT DUKE MARRË PËRFITIME