Një zjarr ka përfshirë në orët e para të mëngjesit banesat sociale të komunitetit rom në Shkodër.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e një tragjedie të mundshme.
Flakët janë përhapur menjëherë thonë banorët ndërsa dyshojnë se janë shkaktuar nga një shëkndijë elektrike.

Pas vendosjes nën kontroll të flakëve rezulton të jenë shkrumbuar totalisht 3 banesa ndërsa nga ndërhyrja në kohë e forcave zjarrëfikse është bërë e mundur shpëtimi I pjesës tjetër.

Ky kamp social, me një vlerë totale prej 71 milion lekësh, është financuar nga qeveria shqiptare, ndërsa 25% e fondit është mbuluar nga Bashkia Shkodër. Aktualisht, në këto kontejnerë jetojnë mbi 142 banorë të komunitetit rom, të cilët më parë banonin në kushte ekstreme varfërie dhe pasigurie.

Artikulli paraprakRIPAROHET URA E RE E BUNËS
Artikulli tjetër70-VJEÇARI QË BËN 200 DITË PLAZH NË VIT