Tymi ka mbuluar paraditen e kësaj të shtune zonen e Fushë-Mamurrasit në Kurbin, duke vështiresuar dhe lëvizjen e automjeteve përgjatë autostradës Milot-Thumanë.Kjo situatë është krijuar nga djegia e mbetjeve poshtë Urës së Lumit Drojë.Mbetje të ndryshme si plastike goma të vjetra etj, hidhen gjatë natës përgjatë brigjeve të Lumit Drojë e me pas ju vihet flaka.

Re të zeza tymi kanë mbuluar një zonë të madhe në aksin e autostradës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë kombëtare.

Kjo situatë është e vazhdueshme dhe institucionet pergjëgjesë vijojnë të heshtin përballë kësaj masakre mjedisore, që po ndodh diten për diell.

Krahas ndotjes masive të lumit djegia e vazhdueshme e mbetjeve është kthyer në një tjeter shqetësim, ndërsa Bashkia Kurbin ka dështuar ne menaxhimin e situatës.

Artikulli paraprakHAPET EKSPOZITA PERSONALE E SAFET E GJYLZADE DOKLE
Artikulli tjetërJETESA MES UJËRAVE TË ZEZA NË LEZHË